1 400,00 Lekë*
Në gjendje, koha e dorëzimit 1-3 days
Kod produkti:
SW10056
Informacion produkti "SEPTILIN SHIRUP 100ML"
Septilin shirup është një produkt fitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që modifikon përgjigjen imunitare në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Dobësimi i integritetit imunitar, faktori kryesor mbrojtës i organizmit, zakonisht rezulton me shfaqjen e shumë gjendjeve jo të shëndetshme. Mjekimet simptomatike përkohësisht lehtësojnë këto simptoma, ato nuk parandalojnë apo trajtojnë. Septilin shirup përmban shumë bimë mjekësore bioaktive të cilat kanë veti të shkëlqyera imunomodulatore, antiinflamatore, antibakteriale, antipiretike dhe antioksidante.
Stimulon pergjigjen imunitare
Vetitë imunomoduluese, antiinflamatore, antioksidante dhe antimikrobiale të Septilin shirup janë esenciale në mbarëvajtjen e shëndetit në përgjithësi. Septilin rrit nivelin e
antitrupave, duke rritur në këtë mënyrë rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Septilin stimulon fagocitozën (eliminimin e baktereve me procesin e gëlltitjes) nëpërmjet aktivizimit të makrofagëve (qelizat e bardha të gjakut). Ky veprim e bën Septilin shirup të trajtojë infeksione të ndryshme.
Veti të tjera të Septilin
Septilin ka veti antipiretike. Ndihmon në infeksionet e traktit respirator ku përfshihet tonsiliti kronik, faringiti, bronkiti kronik, bllokimi i sinuseve nasale dhe laringite.
Ingredientët:
Indian bedellium (Balsamodendron mukul)
Conch shell calx (Shankha / Shankh bhasma)
Gulancha tinospora (Tinospora cordifolia)
Indian madder (Rubia cordifolia)
Indian gooseberry (Emblica officinalis)
Horse-radish tree (Moringa pterygosperma)
Licorice (Glycyrrhiza glabra)
Indikimet:
Septilin shirup parandalon dhe trajton këto raste:
- Gripi i zakonshëm dhe viroza të tjera të traktit respirator
- Infeksione bakteriale të traktit respirator
- Infeksionet ORL
- Raste alergjike (rinit alergjik, astma bronkiale, urtikaria kronike). Efekti antialergjik kërkon trajtimin për një kohë të gjatë
- Në infeksionet e indeve të buta dhe lëkurës, infeksionet dentare dhe periodontale, si dhe në infeksionet e traktit urinar
- Për rikuperimin e shpejtë në gjendjet post operative
- Si mjekim shtesë në terapinë anti- infektive për të shmangur rezistencën bakteriale dhe rekurrencën e infeksioneve.
Avantazhet:
- Nxit sistemin imunitar.
- Redukton inflamacionin dhe alergjinë.
- Veti të shkëlqyera antibakteriale, antipiretike dhe antioksidante.
- Rikuperim dhe shërim të shpejtë.
- Parandalon rekurrencën e infeksioneve.
- Përdoret tek të gjitha grupmoshat.
Përdorimi:
Administrimi i Septilin shirup në foshnjat nga 0-6 muaj bëhet vetëm
me rekomandimin e mjekut
Fëmijë mbi 6 muaj: 2.5 ml dy herë në ditë
Fëmijë 1-6 vjec: 5 ml dy herënë ditë
Fëmijë 6-12 vjec: 10 ml dy herënë ditë
Të rritur: 20 ml dy herë në ditë.
Login