Kod produkti:
SW10006
Informacion produkti "HIMPLASIA 30*TABLETA"
Himplasia është një formulim bimor johormonal që kontrollon simptomat e BPH, redukton përmasat e prostatës dhe ruan funksionet riprodhuese mashkullore.
eprimi:
eprimi:
Manaxhimi i Hiperplazisë Beninje të Prostatës (BPH):
Veprimi farmakologjik i Himplasia inhibon enzimën 5α-reductase, enzimë që konverton
testosteronin në dihydrotestosterone. Inhibimi i enzimës rezulton me rritjen e nivelit të
testosteronit dhe pakësimit të dihydrotestosteronit përgjegjës për zmadhimin e prostatës. Barnat që inhibojnë enzimën 5α-reductase, janë përdorur gjerësisht për BPH, kancerin e prostatës dhe alopecinë. Himplasia redukton me efikasitet përmasat e prostatës, madhësinë e epitelit dhe proliferimin e stromës. Gjithashtu Himplasia ka veti bllokuese të receptorëve alpha. Bllokimi i receptorëve alpha përmirëson urinimin, ruan vezikën dhe prostatën të shëndetshme.
Redukton simptomat e BPH:
Ndërlikimet dhe simptomat më të shpeshta të Hiperplazisë Beninje të Prostatës janë; infeksionet e traktit urinar, dizuria (urinim i dhimbshëm), inflamacioni lokal dhe intern. Himplasia ka veti antiinflamatore dhe spazmolitike të cilat qetësojnë inflamacionin dhe dhimbjen e induktuar nga BPH. Në sajë të vetive antimikrobiale, Himplasia parandalon infeksionet e traktit urinar që mund të zhvillohen nga stanjacioni i urinës brenda në trup.
- Redukton përmasat e gjendrës së prostatës
- Redukton simptomat e BPH (urinim i shpeshtë, ndjesia e vezikës jo të zbrazur plotësisht, inkontinenca urinare, urinimi nokturn)
- Ndalon avancimin e Hiperplazisë Beninje të Prostatës
- Përmirëson funksionet riprodhuese mashkullore
Përdorimi:
1 tabletë dy herë në ditë, pas ushqimi.
1 tabletë dy herë në ditë, pas ushqimi.
Login