Skip to main content
Posta FALAS për porosi mbi € 49
Pranohen kthime brenda 30 ditëve
Posta falas për kthime*
Blerje të sigurta në SSL

CYSTONE 100 TABLETA

Informacion produkti "CYSTONE 100 TABLETA"

Cystone është një produkt fitoterapeutik kompleks me veti diuretike, spazmolitike, antibakteriale dhe antiinflamatore. Cystone trajton gurët dhe infeksionet rrekurente në traktin urinar. Cystone ka veti të fuqishme anti-litiatike (parandalon formimin e gurëve renale) dhe litotriptike (shpërbën gurët renale). Cystone parandalon akumulimin, depozitimin dhe supersaturimin e substancave kimike kalkulogjene si acidi oksalik dhe kalcium hidroksiprolina në urinë. Cystone rrit nivelin e mikroelementeve që inhibojnë procesin e formimit të gurëve renale (natrium, magnez, kalium). Ky veprim ndalon formimin e gurëve. Vetia litotriptike shpërbën mucinën, e cila lidh grimcat e gurit njëra me tjetrën.
Cystone stimulon diurezën dhe relakson muskulaturën e lëmuar të traktit urinar. Cystone është efektiv në eliminimin e kripërave oksalate dhe fosfate, acidit urik nga trakti urinar.
Cystone normalizon pH urinar dhe lehtëson djegien gjatë urinimit.
Vetia antimikrobiale e Cystone lufton patogjenët më të zakonshëm urinarë. Cystone ka veprim bakteriostatik dhe baktericidal, sidomos ndaj Klebsiella spp., Pseudomonas aeruginosa, Eschericia coli dhe baktereve të tjerë gram negative.
Efekti litolitik i Cystone nuk ndikohet nga pH urinar.
Ingredientët:
Ginger (Zingiber officinale)
Shilapuspha (Didymocarpus pedicellata)
Pasanabheda (Saxifraga ligulata)
Indian madder (Rubia cordifolia)
Umbrella’s edge (Cyperus scariosus)
Prickly chaff flower (Achyranthes aspera)
Sedge (Onosma bracteatum)
Purple fleabane (Sahadevi)
Lime silicate calx (Badrashma bhasma)
Mineral pitch (Shilajeet)
Indikimet:
Për parandalimin dhe trajtimin e urolitiazës(formimi i gurëve renale) pediatrike dhe adulte, ku përfshihen gurët me bazë oksalat kalciumi, gurët me bazë kalciumi dhe fosfati, gurët me bazë acidi urik dhe uratet
Kristaluria (prezenca e kristaleve në urinë)
Parandalimi i krijimit të gurëve pas litotripsisë (shkatërrimi i gurëve renalë me ultrasound)
Si ndihmës në infeksionet kronike të traktit urinar, uretriti jospecifik (irritim dhe inflamacion i uretrës) ku përfshihet disuria (urinim i dhimbshëm apo prezenca e gjakut në urinë), djegie e urinës dhe hiperuricemi (guta).
Avantazhet:
  • Ndihmon në shkrirjen dhe eliminimin e gurëve renalë
  • Lufton infeksionet urinare akute apo kronike
  • Normalizon simptomat (urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm)
  • Parandalon rekurrencën e infeksioneve
  • Pa efekte anësore, i sigurtë tek fëmijët mbi 6- vjeç
Përdorimi:
Trajtimi i gurëve renalë, 2 tableta dy herë në ditë deri në shkrirjen e gurëve.
Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar, 2 tableta dy herë në ditë
Për parandalimin e rekurrencës pas ndërhyrjeve kirurgjikale, 1 tabletë dy herë në ditë.

0 of 0 reviews

Average rating of 0 out of 5 stars

Leave a review!

Share your experiences with other customers.